Piloti adoleshent që synon të vendosë rekord Guinness për udhëtimin rreth botës
Një i ri vetëm 16 vjeç ka vendosur të udhëtojë i vetëm rreth botës me helikopterin e tij.
Mack Rutherford me kombësi britanike dhe belge filloi udhëtimin e tij në Sofje të Bullgarisë në mars dhe synon të arrijë një rekord botëror Guinness për fluturimin rreth botës.
"Unë dua të jem personi me moshë më të re që do të fluturojë rreth botës vetëm. Tani jam në Naerobi dhe dua të bëhem frymëzim për të gjithë të rinjtë që të ndjekin ëndrrat e tyre. Ata nuk duhet të presin sa të mbushin 18 vjeç", ka thënë ai.
Rutherford tregon se për herë të parë drejtoi një helikopter kur ishte vetëm 7 vjeç. Që atëherë pasioni i tij për fluturimin ka bërë që të ndërrmarë shpesh udhëtime në vende të ndryshme.
Ai mori licencen kur ishte 15 vjeç duke u brë piloti më i ri në botë.
Sfida e tij më e madhe deri tani ka qenë fluturimi mbi shkretëtirën e Saharasë. Kjo për shkak të shikueshmërisë së dobët.
Megjithatë shprehet ai, pamja spektakolare që shijoi mbi shkretëtirë e shpërbleu për sakrificën e tij.
