Japonia dyfishon ndihmën fianciare ndaj Ukrainës në 600 milion dollarë

Japonia do të rrisë ndihmën ndaj Ukrainës me 600 milion dollarë.
Një deklaratë e tillë erdhi ditën e sotme nga presidenti i Japonisë Fumio Kishida duke e dyfishuar shumën prej 300 milion dollarësh që ishte më parë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Presidenti njoftoi se ky vendim erdhi pas kërkesës për ndihmë të Ukrainës për shkak të përkeqësimit të situatës financiare nga pushtimi rus.

"Japonia do të vazhdojë të mbështesë fuqishë Ukrainën në bashkëpunim me G7 dhe partnerët ndërkombëtarë," u tha ai gazetarëve.

Vendimi erdhi pas njoftimit të SHBA-së dhe BE-së për të ndihmuar Ukrainën dhe pak para vizitës së presidentit Biden në rajon që pritet të vizitojë Japoninë dhe Korenë e Jugut.