Schröder “non grata”, gjermanët dhe Parlamenti Evropian sanksione për politikanët prorusë
Parlamenti Evropian ka kërkuar sanksione ndaj ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë. Po ashtu, edhe Berlini zyrtar po bëhet gati për të kufizuar të drejtat e veccanta që i vijnë Schroderit si ish-kancelar.
Parlamenti Evropian ka kërkuar sanksione ndaj ish-kancelarit gjerman Gerhard Schröder për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë.
Më herët ka qenë edhe vetë Berlini zyrtar që ka ndërmarrë nismën për të kufizuar të drejtat e veccanta që i burojnë nga pozicioni i ish-kancelarit.
Sipas zyrtarëve evropianë, ish-kancelarit gjerman ka lidhje të ngushta biznesore dhe politike me Rusinë.
Parlamenti evropian miratoi të enjten një rezolutë që thoshte se sanksionet pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia duhet të shtrihen edhe "për anëtarët evropianë të bordeve të kompanive të mëdha ruse dhe për politikanët që vazhdojnë të marrin para ruse".
Schröder drejtoi qeverinë gjermane nga viti 1998 deri në 2005-ën, ndërsa tani punon për kompaninë e gazsjellësit Nord Stream dhe Gazprom të Rusisë.
Lidhja e tij me Rusinë dhe politikën e lartë ruse ka sjellë debate të forta në Berlin.
Kritikët e ish-kancelari 78-vjeçar thonë se ai nuk ka bërë mjaftueshëm për të distancuar veten nga lidhjet e tij me biznesin rus dhe presidentin Vladimir Putin, të cilin Schröder e quan një mik të ngushtë personal.
Në vitin 2005, pasi humbi zgjedhjet e përgjithshme, ai iu bashkua kompanisë së gazsjellësit Nord Stream ku është ende kryetar i komitetit të aksionerëve.
Ndërkohë, Schröder ka pohuar gjithmonë se lidhjet e tij me Putinin janë një kanal i vlefshëm komunikimi me liderin e Rusisë.
Megjithatë, një vizitë në mars, në Moskë, ai nuk arriti të ndryshojë kursin e veprimit të Putinit në Ukrainë.
Që atëherë ai ka ofruar të përpiqet të përdorë kontaktet e tij për të ndërmjetësuar disa forma negociatash mes palëve.
