Talibanët urdhërojnë prezantueset që të mbulojnë fytyrat gjatë transmetimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2022, 17:47
Talibanët kanë urdhëruar prezantueset gra të mbulojnë fytyrat e tyre gjatë transmetimit.
Vendimi vjen dy javë pasi të gjitha gratë u urdhëruan të mbanin mbulesë të fytyrës në publik, ose në të kundërtën do të ndëshkohen.
Një gazetare afgane që punonte për një stacion televiziv lokal në Kabul, e cila nuk donte që të zbatonte vendimin tha se ishte tronditur.
“Ata po na bëjnë presion indirekt për të na ndaluar prezantimin në TV. Si mund t'i lexoj lajmet me gojën time të mbuluar? Nuk di çfarë të bëj tani - duhet të punoj, unë mbaj familjen time.”
Dekreti i ri do të hyjë në fuqi nga 21 maji, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.
