OKB raporton për 3770 civilë të vrarë në Ukrainë nga të cilët 251 fëmijë që nga fillimi i luftës
Nga Ora News Përditësimi i fundit 19 Maj 2022, 10:11
OKB ka publikuar një raport ku cilëson se 3770 persona janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt dhe 251 prej tyre kanë qenë fëmijë.
4186 persona janë raportuar si të plagosur kryesisht nga granatat dhe sulmet me raketa.
Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut tha se numri i të vrarëve dhe të plagosurve mund të jetë shumë më i lartë. Kjo për shkak të vështirësive të raportimeve të viktimave në një zonë lufte.
Në territoret pro ruse raportohen se janë vrarë 124 persona civilë dhe 192 prej tyre janë plagosur.
