SHBA rihap ambasadën në Kiev

Ambasada amerikane është rihapur në Kiev, tre muaj pasi u mbyll 10 ditë para luftës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Populli ukrainas me ndihmën tonë të sigurisë, e ka mbrojtur atdheun e tij përballë pushtimit të pandërgjegjshëm rus dhe si rezultat "Yjet dhe Shiritat" po fluturojnë sërish mbi ambasadë," tha sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken.

Muajin e kaluar SHBA u zotua të rivendoste praninë e saj diplomatike në Ukrainë pas një vizite në vend nga sekretari Blinken gjatë takimit me presidentin Zelenski.