Gafa e ish-presidentit Bush
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush ka dënuar pa dashje pushtimin e Irakut, ndërsa po përpiqej të dënonte agresionin rus në Ukrainë.
Duke folur nga Teksasi, republikani kritikoi Rusinë e presidentit Putin dhe vendimin e tij për të hyrë në Ukrainë në fund të shkurtit.
Bush: Rezultati është mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave në Rusi dhe vendimi i një njeriu për të nisur një pushtim tërësisht të pajustifikuar dhe brutal të Irakut – doja të thoja Ukrainës.
Ish-presidenti Bush urdhëroi 19 vite më parë, pushtimin e Irakut e cila çoi në rrëzimin e qeverisë të Sadam Hyseinit, pas frikës se establishmenti mund të qëllonte me armë të shkatërrimit në masë.
Megjithatë, pavarësisht gafës, republikani lavdëroi presidentin Zelenski, ndërsa luftimet në Ukrainë vijojnë prej 3 muajsh.
Ai e quajti atë një Winston Churchill të shekullit të 21-të.