SHBA "rikthen sytë" nga partnerët aziatikë. Presidenti Biden vizitë në rajon

SHBA "rikthen sytë" nga partnerët aziatikë. Presidenti
Presidenti i SHBA-së Joe Biden niset sot për një vizitë në Azi, një vizitë kjo e vonuar pas disa muajsh angazhimi në luftën që po ndodh në Ukrainë.

Vizita e tij tek dy aleatët kryesorë në Azi, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë si fokus forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe partneritetit mes vendeve, në një moment të paqëndrueshmërisë politike globale.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Biden tha në një pritje në Shtëpinë e Bardhë këtë javë se udhëtimi i tij kishte për qëllim "për të pohuar rëndësinë e aleancave tona Indo-Paqësorit" dhe "të festonte partneritetet e domosdoshme" në rajon, duke përfshirë edhe lidhjet kulturore.

Së fundmi provokimet nga Koreja e Veriut janë rritur ndjeshëm dhe zhvillimi ekonomik e ushtarak i Kinës përmes partnerëve të rinj përbën një çështje të rëndësishme për SHBA-në, raporton CNN.

Në fillimin e qeverisjes së tij, presidenti Biden e cilësoi Korenë e Veriut si sfidën e tij më të madhe të politikës së jashtme.