Vetoja bullgare për negociatat, eurokomisioneri Varhelyi vazhdon përpjekjet diplomatike në Sofje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2022, 17:42
Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, zhvilloi sot një takim në Sofje me ministren e Jashtme bullgare Teodora Gençovska.
Në një postim në twitter, Varhelyi thotë se me kryediplomaten bullgare diskutuan për pasojat e drejtpërdrejta të luftës në Ukrainë, Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.
Eurokomisioneri shton se po punojnë për një zgjidhje të pranuar reciprokisht që të mund të fillojnë konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.
