"Beteja me Berishën e vështirë", Elezi në Vlorë: Ai i ka mbaruar takimet elektorale, tani e ka nxemje

Ibsen Elezi po garon për kreun e Partisë Demokratike. Ditën e sotme ishte në takim me stukturat në Vlorë ku shpalosi platformen e tij për drejtimin e Partisë Demokratike.

Elezi tha se, që në momentin që e fillon këtë betejë je gjysëm i shitur. Ai u shpreh se e ka të vështirë të mundë Berishën pasi ky i fundit ka aksion politik në 72 degë.

Ibsen Elezi: "Në momentin që e fillon këtë betejë je gjysëm i shitur. E di që është shumë e vështirë ta mundësh se Berisha ka aksion politik në 72 degë. Berisha i ka mbaruar takimet elektorale, tani e ka nxemje."

Gjithashtu Elezi tha se nuk ka kohë të mjaftueshme për fushatë.

Ibsen Elezi: "Ndërsa unë them ma shto pak kohën se dua dhe unë të shkoj ti takoj përveçse në Vlorë edhe në Korçë por nuk kam kohë të shkoj në dibër se nuk kam kohë reale. Të gjithë më thonë po çfarë të duhet ty me shku, nam i madh. Jo o vëlla e kërkon demokracia të shkoj dhe unë. Se për atë punë e hoqëm Lulzim Bashën se na la 19 ditë, po ti si më le 12 ditë mua."