Ja shenjat se si të kuptoni që fëmija juaj mund të ketë rënë pre e abuzimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2022, 22:09
Psikologia Arjola Manreka e ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai foli për abuzimet dhe se si një prind mund ta identifikojë një fëmijë që është i abuzuar.
Manreka gjithashtu tregoi se cilat janë hapat që duhet të ndjekë një prind kur mëson se fëmija i tij është abuzuar.
Manreka: Në ambienti e shtëpisë ndoshta nuk po kryen më ritualin e zakonshëm të tij. Dita e tij nuk është e njëjtë si më parë. Mund të jetë i shfokusuar, mund të jetë i pavëmendshëm, mund të mos ketë dëshirë të flasë më me prindërit, ka çrregullime në të ngrënë. Prindërit duhet të jenë shumë të vëmendshëm. S’ka më dëshirë të shkojë në shkollë. Të gjitha këto janë këmbanë alarmi për këto.
