Mike Pompeo, “Doctor Honoris Causa”, vlerësohet për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Europë
Në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, Universiteti i Tiranës ka dekoruar me titullin "Doctor Honoris Causa” Mike Pompeon, ish-Sekretarin amerikan të Shtetit.
Ruajtja e paqes dhe garantimi i sigurisë dhe stabilitetit në Europë dhe Ballkanin Perëndimor është një ndër kontributet për të cilat Pompeo mori këtë titull ditën e sotme, 16 maj 2022.
Gjithashtu themelimi i bashkëpunimit strategjik midis SHBA-së dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e sigurisë ka stimuluar akordimin e tij.
Në fjalën e mbajtur Pompeo u shpreh falenderues për këtë vlerësim.
"Jam falenderues për këtë titull. Unë kam vetëm një ide sesi mund të arrini qëllimet tuaja. Studentë punoni fort! E di se ka disa njerëz, që pavarësisht se kanë qenë përtacë, kanë qenë të suksesshëm. Por nuk njoh shumë prej tyre. Ju inkurajoj të punoni fort teksa jeni studentë."
Politikani dhe diplomati amerikan ka shërbyer si drejtor i Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës si dhe Sekretar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
