Kuvendi rrëzoi rezolutën e dënimit të gjenocidit të Srebrenicës, Berisha: Kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Rama është filoserb
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar fushatën për zgjedhjet për kreun e PD-së në Kukës.
Në fjalën e tij ai ka komentuar edhe rezolutën për dënimin e gjenocidit të Srebrenicës nga Kuvendi, që sipas tij Kryeministri Edi Rama e bëri këtë akt sepse është filoserb.
Berisha theksoi se parlamenti votoi në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar i cili dënon mosnjohjen e gjenocidit, si dhe në kundërshtim me ligin e njerëzimit dhe interesin tonë kombëtar.
Sali Berisha: Rama flet mirë për Vuçiç për të nxjerr keq Kurtin. Në vend se të ndihem më të fuqishëm, ndihemi të përgjysmuar. Dje na përgjysmonte kufirin, sot qëndrimi filoserb, prej skllavi që mban Edi Rama duke shkelmuar interesin e çdo shqiptari, demokrati, pa parti, socialisti. Parlamenti votoi në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar i cili dënon mosnjohjen e gjenocidit, në kundërshtim me ligin e njerëzimit dhe interesin tonë kombëtar. Hodhëm poshtë në parlament, Rama hodhi poshtë në parlament gjenocidin e Srebrenicës, Vuçiç se me parimin se për çdo serb do vrasim 100 myslimanë. Një grup kriminelësh në Serbi, që edhe nëse nuk kanë vrarë janë pro gjenocidit.
