Raundi i parë pa emër për President, Vasili: Procesi i dhjetrave zarfave ishte abort total. Rama s'është shtetar
Kuvendi shqiptar ezauroi pasditen e kësaj të hëne, 16 maj 2021, raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Në lidhje me këtë Nënkryetari I LSI-së, Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat, tha se shqiptarët prisnin sot një emër, ndërsa shtoi procesi i zarfave ishte abort total.
Sipas Vasilit, Edi Rama nuk ka proces për zgjedhjen e presidentit, pasi sipas tij kreu i qeverisë do të rrëmbejë postin e presidentit.
Petrit Vasili: Risia e Edi Ramës abortoi. E gjithë farsa, komedia e zezë që u luajt këto 2-3 muaj nuk kishte qëllim të krijonte një proces me risi për zgjedh e pres por zhurmë për të hequr vëmendjen nga aferat. Me gjithë daullet e çara të çingijeve të Rilindjes, patë më në fund që procesi i dhejetëra zarfefe ishte një abort total. Sot gjithë shqiptarët prisnin pas këtyre daulleve, jo ne, por aborti qe i plotë dhe besoj se asnjë shqiptar nuk mund ta imagjinonte që të paktën për sy e faqe të mos kishim qoftë edhe një kandidat, qoftë dhe një kloun sa për ta paraqitur sot në sallën e parlamentit, e gjitha qe një fiasko e vërtetë, një faqe e zezë e vërtetë.
Duhet shënuar në rekorde kjo farsë. Rama nuk ka seriozitet dhe nuk është shtetar. Ka atë qëllim të vjetër, etje të pashuar për të rrëmbyer institucionin e Kreut të Shtetit. Me 71 vota sa ka do zgjedhë rripin e tij të mesit për ta çuar në Presidencë. Akti i parë u luajt dhe komedia u luajt sot me 5 sekonda.
