Shkëputja e ashensorit në QSUT, nën hetim administratori dhe tekniku i firmës
Dy persona janë proceduar penalisht, pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e djeshme (16 maj) në QSUT, ku është shkëputur ashensori e për pasojë një paciente dhe një infermiere kanë mbetur të plagosur.
Policia bën me dije se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasit:
Ermal Braja, 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknik ashensori dhe Ardian Sulollari 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës së ashensorëve.
“Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin "Nënë Tereza", në katin -1, barrelisti, shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor dhe si pasojë janë dëmtuar.”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
