Turisti aksidentohet në Llogara, u përplas me pemën pas hedhjes me parashutë
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 16 Maj 2022, 19:22
Një turist është lënduar në malin e Çikes në Llogora.Turisti ka qenë duke u hedhur me parashutë teksa mësohet se është përplasur më pemën dhe më pas është rrëzuar përtokë.
Mendohet të ketë dëmtime në këmbë pasi e ka të thyer si dhe në gjymtyrë.
Nuk raportohet në rrezik për jetën.Operacioni për shpëtimin e tij vijon nga ajri.
Helikopteri e ka identifikuar por nuk mund të ulet si rjedhojë e terrenit të thyer.

