Xhaçka në Bruksel: Rajoni duhet të ketë perspektivë të qartë dhe të besueshme të BE-së

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, pati sot një takim me ministrat e 5 vendet të Ballkanit Perëndimor dhe Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian.

Në një postim në facebook ajo shkruan se pati një siskutim të sinqertë mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian.

Rajoni, thotë Xhaçka, duhet të ketë perspektivë të qartë dhe të besueshme të Bashkimit Evropian.

"Kjo është koha për të menduar strategjikisht dhe gjeopolitikisht për integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane" përfundon Ministrja.