Një shekull bashkë, Hyseni i vendos sekretarit Pompeo spilën SHBA - Shqipëri
Ish deputeti i PS-së, Alket Hyseni shoqëroi Sekretarin Mike Pompeo gjatë vizitës dyditore në Shqipëri, i ftuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri USA.
"Gjatë takimeve me KM Edi Rama, si edhe aktivitetet e takimet e tjera në këtë përvjetor, mesazhi që Sekretari Pompeo transmetoi, se pavarësisht nga cila prej dy partive vjen presidenti i SHBA, marrëdhëniet e dy vendeve tona janë të bazuar mbi vlera dhe parime, na bën krenarë dhe njëkohësisht mirënjohës për mbështetjen e SHBA ndaj Shqipërisë në këto 10 dekada, duke qenë edhe garanci vijimësie dhe forcimi për dekadat plot sfida që kemi para" shkruan Hyseni duke postuar ne facebook dhe albumin me foto të momenteve nga kjo vizitë.
Gjatë vizitës duket se mes ish sekretarit amerikan të shtetit dhe kreut të grupit PS,Taulant Balla dhe ish deputetit socialist ka pasur dhe një takim kokë më kokë.



