Aksidenti në aksin rrugor Lezhë-Rrilë, vdes në spitalin e Traumës njëri nga drejtuesit e mjeteve, rendë gruaja
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 16 Maj 2022, 17:28
Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranës, drejtuesi i mjetit tip "Opel" që u përplas me një tjetër mjet pasditen e sotme, 16 maj, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Rrilës".
Viktima është Ndoc Nikaj, 66-vjeç. Ai kishte marrë plagë të shumta në disa pjesë të trupit dhe nuk mundi të mbijetojë.
Në gjendje të rëndë ndodhet edhe gruaja e tij që ishte pasagjere në mjet, V. N., 62-vjeç.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 14:40. I plagosur mbeti dhe drejtuesi tjetër i mjetit, shtetasi B. C., 53 vjeç.
