Alibeaj kërkon presidentin: PS nuk ka legjitimitet, të jetë propozimi ynë, të zgjidhet me 84 vota
Në një prononcim para ambienteve të Kuvendit, Enkelejd Alibeaj u shpreh se mazhoranca nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur presidentin.
Ai tha se presidenti duhet të zgjidhet në 3 raundet e para me 84 vota, madje shtoi se propozimi duhet të vijë nga opozita.
Ai shtoi se PD kërkon që ky proces të shtohet dhe të jetë sa më transparent e të gjithë pranuar.
Alibeaj: Ne bëmë detyrimin tonë për të marrë pjesë në proces. Arsyetimi është i thjeshtë; kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur presidentin, edhe si një arsye për zgjedhur një president mbi palët. Qëndrimi ynë është i qartë. Kemi bërë një deklaratë të çuar zyrtarisht nga mazhorancës, me një logjikë fare të thjeshtë; nëse duhet të jetë presidenti i gjithë shqiptarëve, duhet të jetë një proces transparent dhe i besueshëm. Prandaj duhet të zgjidhet në 3 raundet e para me 84 vota. Kemi qenë në qëndrimit të propozimit tonë. Duam që propozimi të jetë i yni dhe të zgjidhet brenda 3 raundesh.
Ne nuk duam që presidenti të zgjidhet me 71 vota në raundet e 4 ose 5, pasi këta i kanë vjedhur votat. Nuk duam të përjashtojmë asnjë nga palët. Sigurisht që duam që ky proces të shtohet dhe të jetë sa më transparent e të gjithë pranuar. Ne deri më tani nuk kemi emra, sepse nuk është proces kam një emër më jep një emër.
