Goditen 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike në Krujë, shpallet në kërkim 1 person

Policia ka goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në Krujë, ku një person është shpallur në kërkim.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u shpall në kërkim shtetasi: Q. X., 54 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë, pasi dyshohet se është autori i kultivimit të 25 bimëve narkotike që janë gjatë gjetur gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një sipërfaqe toke në fshatin Mafsheq, Krujë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit të Njësisë Administrative Cudhi, Krujë, në sipërfaqe të pyllëzuara, janë gjetur të kultivuara 152 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.