Mjeti përplaset me murin te “Rruga e Kombit”, plagoset shoferi, dërgohet në spital

Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme(16 maj) në “Rrugën e Kombit”, segmenti Milot Rrëshen, në dalje të Rubikut.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se një automjet ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një mur, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.