Italia në shënjestrën e hackerave rusë
Italia është vënë në shënjestrën e hackerave rusë , në natën duke u gdhirë dita e mërkurë virusi i quajtur "Ddos" ka goditur portalin e Dhomës së Senatit të Parlamentit Italian si dhe atë të Ministrisë së Mbrojtjes, duke nxjerrë jashtë përdorimit sistemin e tyre informativ.
Virusi "Ddos" është identifikuar si aksion i hackerave filorusë Killnet e që pak javë më parë goditën Institutin e shërbimeve sociale të Ukrainës si dhe disa struktura institucionale në Rumani e në Ceki.
Mediat italiane zbardhin se mbi çfarë ka ndodhur po heton policia Postale si dhe specialistët më të mirë të sektorit.
Edhe pse nuk ka shkaktuar dëme në vjedhjen e të dhënave, ky sulm është megjithatë një sinjal i qartë politik ndaj Italisë e dyshimi është se ndoshta ka të bëj me vizitën që Kryeministri italian ka zhvilluar orët e fundit në SHBA.
Agjencia Kombëtare italiane e Sigurisë Kibernetike ka reaguar me kundër masash të menjëhershme për të limituar dëmet e virusit Ddos (Distributed Denial of Service), qëllimi i të cilit ishte ndërprerja e shërbimeve informatike të një institucioni o kompanie.
Ndër kundër masat ndaj sulmeve kibernetike të përforcuara nga autoritetet italiane është dhe votimi i Festivalit të Muzikës Evropiane që aktualisht po mbahet në qytetin e Torinos.
Grupi Killnet përmes kanalit social Telegram ka informuar për aksionin ndaj Italisë e që sipas Adolfo Urso, kreut të Komitetit Parlamentar të Sigurisë të sigurisë së Republikës, "konfirmon preokupimet se lufta kibernetike e makina e keqinformimit, janë instrumente të ndërhyrjes së huaj e në veçanti nga regjime autokratike."
Kryetarja e Dhomës së Senatit të Parlamentit Italian Elisabeta Casellatti, ka konfirmuar se falë punës së teknikëve të sigurisë informatike, portali i Senatit nuk ka pësuar asnjë dëm nga ky sulm hacker."
"Por, tha ajo, janë episode të rënda që nuk duhen nënvleftësuar."

