Danimarka mirëpret vendimin e Finlandës për antarësimin në NATO

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen përshëndeti vendimin e Finlandës gjatë ditës së sotme për tu anëtarësuar në NATO.

Ajo deklaroi se Danimarka e mirëpret Finlandën në NATO dhe do të punojë që kërkesa e saj të pranohet sa më shpejt.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Danimarka do të bëjë gjithçka për një proces të shpejtë pranimi pas aplikimit zyrtar", u shpreh kryeministrja.

Frederiksen tha gjithashtu se anëtarësimi i Finlandës do të forconte NATO-n dhe sigurinë e përbashkët të vendeve anëtare.