Ministri i jashtëm i Finlandës: Lufta në Ukrainë ndryshoi situatën e sigurisë në Finlandë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 12 Maj 2022, 09:58
Ministri i jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto ka folur gjithashtu gjatë ditës së sotme, mbi antarësimin e Finlandës në NATO.
Ai ka deklaruar se pushtimi rus në Ukrainë ka ndryshuar situatën e sigurisë në vend. Megjithatë, Haavisto shton se nuk ka ende një kërcënim të menjëhershëm.
Sa i përket njoftimit të kryeministrit Sauli Niinisto mbi kërkesën për antarësim të Finlandës në NATO, ai pranoi se antarësimi i saj në aleancë do të forcojë si aleancën po ashtu dhe sigurinë e rajonit në Detin Baltik, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
