Populli i Ukrainës fiton çmimin e Këshillit Atlantik

Këshilli Atlantik ka nderuar popullin e Ukrainës me një çmim të shquar lidershipi. Kjo është hera e parë që këshilli i jep këtë vlerësim një kombi të tërë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kryeministri i Italisë Mario Draghi dhe kantautori ukrainas Jamala ishin ndër të nderuarit e socëm të çmimit, të njohur për përfaqësimin e "shtyllave të marrëdhënieve transatlantike", sipas Këshillit.

Populli i Ukrainës fiton çmimin e Këshillit Atlantik

Në një video-mesazh presidenti ukrainas Zelenski falenderoi këshillin duke thënë se "guximi është tipari ynë kombëtar i karakterit".

Ai listoi disa prej emrave që kanë sakrifikuar për të mbrojtur atdheun e tyre. Ndër to ishin: Vitalii Skakun që hodhi veten në erë për të shkatërruar urën duke ngadalësuar një autokolonë prej 30 tankesh ruse; mjeku Serhiy Chornobryvets në Mariupol në detyrë për 22 ditë që nga fillimi i luftës dhe 11-vjeçari Maksym që iku nga shtëpia dhe shkoi për të mbrojtur venin e tij.

Çmimet e Lidershipit të Shquar të Këshillit Atlantik dekorojnë individët me arritjet më të larta që mishërojnë thelbin e shtyllave të marrëdhënieve transatlantike.

Çdo vit, ngjarja mbledh një audiencë elitare ndërkombëtare—përfshirë krerët aktualë dhe ish-krerë shtetesh, personalitete të huaja, ambasadorë, anëtarë të Kongresit dhe administratës, komandantët ushtarakë, drejtuesit e biznesit ndërkombëtar dhe anëtarët kryesorë të medias.