A do të heqin dorë Finlanda dhe Suedia nga neutraliteti për t'u antarësuar në NATO?
Finlanda dhe Suedia pritet të bëjnë kërkesën e tyre brenda pak ditësh për tu antarësuar në NATO. Kjo do të sillte një situatë të re për dy vendet pas një historie të gjatë neutraliteti dhe qëndrimi jashtë aleancave ushtarake.
Rusia e ka kundërshtuar antarësimin e dy shteteve në NATO, duke fajësuar këtë të fundit dhe për luftën në Ukrainë.
Nëse dy vendet e marrin një vendim të tillë, kjo do t'i japë fund 200 viteve të mosangazhimit suedez në konflikte. Nga ana tjetër Finlanda miratoi neutralitetin e saj pas një disfate nga Bashkimi Sovjetik, në Luftën e Dytë Botërore.
Prej kohësh mbështetja publike për tu antarësuar në NATO ka qenë 20-25% në Finlandë. Që pas nisjes së luftës në Ukrainë ajo ka arritur në një rekord prej 76% sipas sondazhit të fundit të bërë. Kurse në Suedi 57% e popullsisë dëshirojnë antarësimin në NATO, një shifër kjo e lartë krahasuar me atë të para lufës.
Pritet që presidenti finlandez Sauli Niinisto do të deklarojë qëndrimin e tij antarësimin në NATO ditën e sotme dhe gjatë fundjavës do të shprehin qëndrimin e tyre partitë në pustet të të dyja vendeve.
Nëse çdo gjë shkon në favor të kërkesës , atëherë rruga është e hapur për të nisur procesin e antarësimit.
