Spanja do të ofrojë tre ditë ‘leje menstruale’ çdo muaj për gratë me dhimbje menstruacionesh

Spanja është dukë shqyrtuar mundësinë e lejimit të grave të marrin tre ditë pushim nga puna në muaj nëse ata përjetojnë dhimbje të forta menstruale. Kjo e bën Spanjën kombin e parë perëndimorë që ofron një përfitim të tillë.

Pushimi menstrual aktualisht ofrohet në nivel kombëtar vetëm në Zambia, Japoni, Korenë e Jugut dhe Indonezi, raporton The Telegraph.

Rreth një e treta e grave që kanë menstruacione vuajnë nga dhimbje të forta, sipas Shoqatës Spanjolle të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

Simptomat përfshijnë dhimbje akute të barkut, dhimbje koke, diarre dhe ethe.

“Nëse dikush ka një sëmundje me simptoma të tilla njihet si një paaftësi e përkohshme, kështu që e njëjta gjë duhet të ndodhë me menstruacionet – duke lejuar një grua me menstruacione shumë të dhimbshme të qëndrojë në shtëpi”,- tha Angela Rodriguez, sekretarja e shtetit për barazinë për El Periodico.

Shkollave do tu kërkohet që sigurojnë produktet e nevojshme higjenike për vajzat dhe një taksë mbi vlerën e shtuar do të hiqet nga shitja e tamponve dhe pecetave higjenike në supermarkete.

Gjithashtu nuk do të kërkohet më leja e prindërve për vajzat 16-17 vjecare që duan të kryejnë abort. Projektligji i reformës përfshin masa të tjera që ndikojnë në shëndetin e grave.Ndryshimi është planifikuar të votohet javën e ardhshme në një mbledhje të kabinetit.