Rusia tërhiqet nga Kharkiv

Kharkiv ka rreth 80 ditë që është goditur nga forcat ruse. Megjithatë duket se forcat ruse nuk e kanë pasur aq të lehtë për ta pushtuar atë.

Forcat ukrainase i kanë smbrapsur forcat ruse dhe artilerinë e tyre shumë larg qytetit dhe tanimë ata nuk janë brenda rrezes së tij.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Vendi i fundit që u çlirua ishte fshati Pytomnuk, njoftoi dje ushtria ukrainase. Por forcat ruse nuk janë në një tërheqje të plotë siç u pa dhe rreth qytetit të Kievit.

Ata mendohet se po fuqizohen me një numër batalionesh, një përpjeke kjo për të siguruar linjat e tyre të furnizimit.