Koreja e Veriut ‘mbytet’ me një pikë ujë, emergjencë pasi regjistron rastin e parë me Covid-19
Koreja e Veriut regjistron rastin e parë ndonjëherë me Covid-19, e cila ka detyruar liderin e shtetit komunist që të vendosë një bllokadë kombëtare dhe shpalljen e emergjencës shëndetësore. Rasti i parë u raportua më shumë se dy vjet pasi perëndimi dyshonte se Feniani po përballej me krizë shëndetësore për shkak të pandemisë.
Lideri i shtetit komunist të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe zyrtarët e lartë të vendit u shfaqën të enjten me maska anti-covid në mbledhjen e Byrosë Politike.
Të enjten u raportua edhe rasti i parë pozitiv me koronavirus, duke detyruar lidershipin e Fenianit të deklarojë një emergjencë të rëndë kombëtare pas gjoja më shumë se dy vjet që vendi nuk është përballur me pandeminë.
Agjencia zyrtare e lajmeve koreano-veriore tha se mostrat e marra nga pacientët e me simptoma etheje të cilat u morën në Fenian rezultuan me variantin tepër të transmetueshëm, Omikron.
Lidershipi i shtetit komunist thanë se do të shpallnin emergjencën maksimale për të mbajtur shpërthimin e virusit nën kontroll.
Sipas medias KCNA, Kim mësohet të ketë thënë në mbledhje se Feniani do të angazhohej për eliminimin e rrënjëve të virusit për një periudhë sa më të shkurtër.
Kim bëri thirrje për kontrolle më të forta nëpër kufij dhe për masat e karantinës duke iu thënë qytetarëve të bllokojnë shpërndarjen e virusit.
Të gjitha bizneset dhe aktivitetet prodhuese do të organizohen në mënyrë që çdo njësi pune të jetë e izoluar për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
Kombi i varfër, i cili disponon armë bërthamore ka qëndruar pas një bllokade të vetë-imponuar për shkak të koronavirusit që nga fillimi i vitit 2020 për t'u mbrojtur nga pandemia.
Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar asnjë rast të vetëm me koronavirus deri këtë të enjte.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Koreja e Veriut ka kryer deri në fund të 2020, mbi 13 mijë teste, të cilat rezultuan të gjitha negative.
