Komandanti i marinës ukrainase ndaj Elon Musk: Na ndihmoni të dalim nga fabrika e Azovstalit
Nga Ora News Përditësimi i fundit 12 Maj 2022, 11:29
Serhiy Volyna komandanti i brigatës së 36-të detare bashkë me trupat e regjimentit Azov, që ka mbetur në fabrikën e Azovstolit në Mariopol, i ka bërë thirrje Elon Musk për ndihmë.
"Njerëzit po na thonë se keni ardhur nga ndonjë planet tjetër për tu mësuar njerëzve të besojnë në diçka të pamundur. Na ndihmoni të dalim nga Azovstoli. Nëse nuk mund ta bëni dot ju, atëherë kush do ta bëj?", ka thënë Volyna.
Burri krijoi një llogari në Twitter vetëm për t'i shkruar miliarderit. Batalioni gjithashtu ka bërë thirrje që çdo person ta bëjë me dije Elon Musk për thirrjen e tij për ndihmë.