Burg për autorin e aksidentit, gjykata lë në qeli Ajas Sulejmanin, i pandehur për tri vepra penale
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për Ajas Sulejmanin, autorin e aksidentit të ndodhur më 7 maj në Tiranë ku automjeti I drejtuar prej të riut, përplasi çiftin e bashkëshortëve Konomi me fëmijën e tyre 3 muajsh.
Togat e zeza aprovuan kërkesën e prokurorisë për mbajtjen në qeli të të pandehurit, për tri vepra penale, drejtim I mjetit në gjendje të parregullt, drejtim mjeti nën efektin e lëndëve narkotike dhe largim nga vendi I aksidentit.
Sipas prokurorisë, Ajas Sulejmani ka shkelur rregullat e qarkullimit pasi nuk ka zbatuar ndalimin në semafor, po kështu nuk ka dhënë përparësi ndaj këmbësorëve në vijat e bardha.
Pas arrestimit në një spital privat disa orë pas ngjarjes, drejtuesit të mjetit iu bë edhe testi I drogës ku rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike.
39-vjeçari ka thënë pas arrestimit se është larguar nga vendi I ngjarjes pasi me vete kishte vajzën e vogël e cila është traumatizuar nga aksidenti.
Arjan Konomi së bashku me të shoqen dhe fëmijën 3 muajsh po kalonin në vijat e bardha në zonën e pallatit me shigjeta në momentin që u goditën nga automjeti.
Gruaja dhe fëmija e kanë kaluar rrezikun ndërkohë që kryefamiljari është në gjendje të rëndë në spital.

