“Ankohet” Arben Kraja: Vitin e kaluar na mbyten me dosje për 10 euro

Arben Kraja, kreu i SPAK është duke paraqitur  raportin lidhur me veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për vitin 2021.

Ai tha se për vitin 2021 ka pasur mbingarkesë për prokurorët dhe patjetër duhet stafi i duhur dhe she ai ka kërkuar që edhe SPAK të ketë ndihmës ligjor për të përballuar ngarkesën

Ai shtoi se vitin e kaluar institucioni është mbytur me dosje për 10 euro dhe se me ndryshimet ligjore prokuroria e posaçme është liruar disi.

Arben Kraja: 2021 ka pasur rritje të mëdha në seanca gjyqësore, në Shkallë të Parë, Apel, Gjykatë të Lartë, por edhe në Kushtetuese. Ka qenë mbingarkesë për prokurorët dhe patjetër duhet stafi i duhur. Kam kërkuar që edhe SPAK të ketë ndihmës ligjor për të përballuar ngarkesën. Po se zbardhe në kohë, humbet prova. Problematika më e madhe që kemi hasur ka qenë moszbardhja në kohë, kemi punuar shumë që përgjimi dhe zbardhja të bëhen në kohë. Kur të vij grupi i dytë i oficerëve të BKH do të jemi më të qetë.

Ne kemi në mbrojtje një pjesë të mirë të prokurorisë së posaçme. Kanë hetime me personazhe të ndryshëm. Po nuk ka patur probleme.

Alfred Balla; A keni nevoje për ndryshime ligjore?

Kraja: Vitin e kaluar na mbyten me dosje për 10 euro. Me ndryshimet u liruam disi. Ne jemi te hapur për te diskutuar po aktualisht jemi me shume te fokusuar për te zbatuar ligjin se sa për te ndryshuar.

Tartar Bazaj: Në këtë investim qindra miliona euro, e ndjen veten krenar për SHBA-në dhe ju e ndjeni veten të zotë që e drejtoni?

Arben Kraja: Duhet të përgjigjem? (IRONIK DHE SARKASTIK)

Bazaj: Unë do përgjigjesha me po.

Kraja: Duhet kohë ta analizosh veten. Ne të gjithë jemi të përgjegjshëm, transparent, raportojmë par opinionit dhe para jush. Bashkëpunojmë me të gjitha strukturat.