Kraja, Ramës: Nuk intimidohem. Po hetojmë shumë dosje. Hesht për Berishën

Kreu i SPAK, Arben Kraja tha se nuk ndihet i intimiduar nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama, bërë në Asamblenë Kombëtarë të PS-së pak ditë më parë por dhe në seancën 

A ka ndonjë koment Kraja lidhur me deklaratat e kryemistrit? A ndihet i indimiduar?

Arben Kraja: “Jo, punojmë normalisht. Gjithë prokurorët dhe hetuesit po punojnë normalisht”

A ka SPAK nën hetim ministra apo zyrtarë të nivelit të lartë?

"SPAK ka nën shumë çështje penale. Në çdo moment që kemi diçka publike bëjmë njoftimin zyrtar"

Kraja nuk pranoi të përgjigjej lidhur me deklaratën e kryeministrit Rama për të hetuar Berishën.

"Nuk kam koment. ne vazhdojmë punën tonë" tha Kraja.

Drejtuesi i lartë i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ishte sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të raportuar për punën që është kryer gjatë vitit 2021.

Kraja e quajti ‘mbledhje efektive me debatin dhe produktin e duhur”