Vila 670 mijë euro “mollë sherri” mes Spahos dhe Bardhit: Publiciteti ka ulur çmimin e saj

Një përplasje e paprecedentë ka ndodhur në kuvend mes deputetëve të opozitës gjatë seancës plenare së kësaj të enjteje.

Ka qenë deputeti demokrat, Edmond Spaho, mbështetës i Berishës, që është debatuar me deputetin tjetër të PD-së, Gazment Bardhi.

Fokusi i debatit kanë qenë deklaratat e Bardhit lidhur me një vilë në Gjirin e Lalzit, ku nuk ka përjashtuar si zotërues edhe Spahon. 

Spaho-Bardhit: Pse s’ma mohove emrin kur të pyetën mbrëmë për vilën.

Po ashtu Bardhi nuk e ka përjashtuar emrin e Spahos edhe kur është përmendur bashkë me Tritan Shehun, Bujar Leskajn dhe Flamur Nokën.

Replika mes tyre në sallë është shoqëruar me tonë të forta, ndërkohë në debat janë përfshirë edhe deputetët Jorida Tabaku, Tritan Shehu, Petrit Vasili, si dhe deputeti socialist Erion Braçe.

Pas përplasjes në Kuvend Bardhi e ka vazhduar debatin edhe në Twitter ku ka shkruar se pas “publicitetit” ka rënë edhe çmimi i vilës.

Bardhi: E rëndësishme është që për shkak “të publicitetit” çmimi i vilës është ulur.

Po përmes rrjeteve sociale ka reaguar për këtë çështje edhe deputeti Tritan Shehu, mesa duket i akuzuar nga ish-krahu i djathtë i Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Bardhi ka deklaruar më herët se një ish-ministër i qeverisë Berisha ka një vilë rreth 670 mijë euro në Gjirin e Lalzit dhe nuk po e shet dot.

Vila 670 mijë euro “mollë sherri” mes Spahos dhe Bardhit: