"SPAK s'ka asnjë hetim për shpërdorim detyre, nëse ka një rast unë jap dorëheqjen," tha Kraja përballë KLP-së
Drejtuesi i lartë i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja po raporton në KLP
Kraja po pyetet nga anëtarët e KLP-së për aksionet e SPAK dhe punen me BKH
Pjese nga seanca degjimore.
Tartar Bazaj: Ju duken të drejta aksionet e policisë për grupe te strukturuara dhe kanë dalë për shpërdorim detyre?
Arben Kraja: SPAK nuk ka nisur asnjë hetim për shpërdorim detyre, nëse ju më thoni një rast une jap dorëheqjen. Kemi sekuestruar 70 milionë euro nga asete kriminale.
Unë nuk flas për çështje konkrete, po të doni rrini, po të doni dilni. Nuk ka të drejtë KLP të kontrollojë punën e SPAK për çështje konkrete. Nuk do të keni mundësi ti shihni asnjëherë, nuk është detyra juaj.
Nurian Seiti: Si janë zgjedhur zotërinjtë që keni me vete, sepse nuk shoh asnjë zonjë?
Kraja: I keni zgjedhur ju!
Nurian Seiti: Për detyra e kam fjalën.
Arben Kraja: Është procedurë dhe nuk ka asnjë paragjykim për koleget gra, janë perfekte, e kryejnë detyrën shumë mirë.
Nurian Seiti: Cila është gjurma juaj që latë si drejtues?
Arben Kraja: Absurde për të vlerësuar veten. Por, kam punuar me vullnet, ligjshmëri, përgjegjshmëri e transparencë. Pjesën tjetër e vlerësojnë të tjerët.
Nurian Seiti: Ka qenë SPAK efektive, ka ndonjë ngërç për kaq shumë pritshmëri dhe me paragjykime?
Arben Kraja: SPAK-u është strukturë e ngritur nga e para dhe normalisht do ketë probleme, ndryshe nga BKH që i gjeti të gjitha gati. Rezultatet kanë ardhur, ka eshe shumë punë, do bëhet shumë punë.
