Kraja në KLP: BKH nga ana profesionale akoma nuk është aty ku do të donim, do të shtohet numri
Drejtuesi i lartë i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja momentalisht po raporton në KLP.
Ai është pyetur nga prokurori Buja Sheshi lidhur me pritshmëritë dhe me procedurën e ndjekur nga prokurorët në hetimet penale.
Kraja është shprehur se BKH është trup e pavarur në funksion të SPAK dhe se nga ana profesionale nuk janë aty ku duhet pasi vijnë nga fusha të tjera.
Bujar Sheshi: I kanë përmbushur pritshmëritë hetuesit e BKH? A janë zbatuar të gjitha procedurat nga prokurorët për hetimet penale?
Arben Kraja: BKH është trup e pavarur në funksion të SPAK. Ideja është për një institucion të përbashkët që bën një produkt. Hap pas hapi jemi munduar ta konsolidojmë. Te zgjedhja e personelit na është dashur shumë punë, energji. Janë me vullnet të jashtëzakonshëm për të punuar. Nga ana profesionale akoma nuk janë aty ku do të donim, pasi vijnë nga fusha të tjera. Por me rëndësi për mua është që kanë vullnetin, do shtohet numri i tyre, trajnimet, mbështetja e prokurorëve. Kemi problem ambientet, por numri i madh në organik e bën të pamundur qëndrimin. Presim të marrim një objekt diku aty afër për të sistemuar të gjithë. Kemi ngritur një komision mbikëqyrës për BKH.

