Opozita “sherr” për vilën 670 mijë euro, përplaset Spaho dhe Bardhi, ndërhyjnë edhe Tabaku e Braçe

Një përplasje ka ndodhur në kuvend mes deputetëve të opozitës ditën e sotme në Kuvend gjatë seancës plenare.

Ka qenë deputeti demokrat, Edmond Spaho, mbështetës i Berishës, që është debatuar me deputetin tjetër të PD-së, Gazment Bardhi.

Fokusi i debatit kanë qenë deklaratat e Bardhit lidhur me një vilë në Gjirin e Lalzit, ku nuk ka përjashtuar si zotërues edhe Spahon.  

Spaho-Bardhit: Pse s’ma mohove emrin kur të pyetën mbrëmë për vilën.

Ndërkohë që mësohet se Bardhi nuk e ka përjashtuar emrin e Spahos kur është përmendur bashkë me Tritan Shehun, Bujar Leskajn dhe Flamur Nokën.

Nderkohe janë futur në debat edhe deputetja Jorida Tabaku, Tritan Shehu dhe deputeti socialist Erion Braçe.