A ndihet në presion nga politika? Arben Kraja në KLP: Nuk është problem shqetësues për ne

Drejtuesi i lartë i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja po raporton në KLP për vitin 2021.

Pjese nga debati ne seance

Pyetjes së kryetarit të KLP-së, Alfred Balla: Politika ka ngritur retorikën për anshmëri, a ndiheni të presionuar? SPAK dhe BKH nuk janë në sinkron, çfarë nuk shkon?

Arben Kraja iu përgjigj: Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione.

E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat. Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne. Në lidhje me pyetjen e dytë, unë mendoj se ne punojmë në koherencë me BKH. Oficerët janë të rinj, por po mësojnë"

Tartar Bazaj: Ju duken të drejta aksionet e policisë për grupe te strukturuara dhe kanë dalë për shpërdorim detyre?

Arben Kraja: SPAK nuk ka nisur asnjë hetim për shpërdorim detyre, nëse ju më thoni një rast une jap dorëheqjen. Kemi sekuestruar 70 milionë euro nga asete kriminale.

Nurian Seiti: Ka qenë SPAK efektive, ka ndonjë ngërç për kaq shumë pritshmëri dhe me paragjykime?

Arben Kraja: SPAK-u është strukturë e ngritur nga e para dhe normalisht do ketë probleme, ndryshe nga BKH që i gjeti të gjitha gati. Rezultatet kanë ardhur, ka eshe shumë punë, do bëhet shumë punë.