Flutura Açka: Ju keni zgjedhur presidentin dhe doni të përdorni opozitën si buzëkuq

Deputetja e PD-së Flutura Açka në fjalën e saj që ka mbajtur në Konferencën e kryetarëve, i është drejtuar PS duke i thënë se e kanë zgjedhur  presidentin  e ri. 

Ajo tha se mazhoranca po e përdor opozitën si buzëkuq, për t'u dukur të bukur para Europës.

Flutura Açka: Kur donin ti mbanit emrat e fshehur pse e bëtë publike performancën me zarfa. Ky proces u bë disi pis dhe kam bindjen se ju e keni zgjedhur presidentin, për të mos thënë me emra dhe neve po na përdorni si buzëkuq.

E shikoj që huqi nuk ka për tju lënë ju që të negocioni me ne pasi keni vendosur ta uzurponi presidentin. Madje kam bindjen që ju e keni zgjedhur presidentin dhe ne këtu jemi si buzëkuqi juaj për tu dukur ju më të bukur para Europës. Unë jam e bindur, shpresoj të mos dalë fjala ime, por unë kam frikë që ju e keni zgjedhur presidentin për të mos thënë edhe emra. Ose birin e një ish komunisti e ka bërë qoka të vazhdueshme me ju ose ndonjë lëpirës dore.