Flutura Açka: Mezi prisni ti bëni funeralin politik Metës. Kërkoni ndjesë shqiptarëve
Deputetja e PD-së Flutura Açka në fjalën e saj që ka mbajtur në Konferencën e kryetarëve, i është drejtuar mazhorancës duke i thënë se kjo e fundit i ka lënë shije të keqe në zgjedhjen e Ilir Metës, si president të vendit tonë.
Ajo tha se PS duhet të kishte kërkuar falje për mënyrën që zbatuan për zgjedhjen e Metës në krye të shtetit.
Flutura Açka: Më kujtohet si u zgjodh presidenti piramidë. Ka qenë lëvizje dore, trashje zëri dhe urdhër nga kryetari juaj. Na ka lënë shije të keqe zgjedhja e presidentit.
Kam drojet e mija. E shatë, e bëtë, hëngët ngjala me të, e sollët e bëtë president e lëvduat e çuat në gjykatë kushtetuese e tani doni ti bëni funeralin politik. Ju duhet të kishit kërkuar ndjesë për mënyrën si e zgjodhët. Nuk e bëtë. E shatë por nuk kërkuat ndjesë shqiptarëve.
