Vrau me thikë 60-vjeçarin në lokalin te “Harry Fuls”, lihet në burg Olgert Dhimitri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2022, 12:22
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg pa afat ndaj Olger Dhimitrit, për akuzën e vrasjes së Ilir kapos, katër ditë më parë.
Togat e zeza miratuan kërkesën e prokurorisë për mbajtjen në qeli të të pandehurit, deri në përfundim të hetimeve.
Gjatë seancës, i akuzuari si autor i ngjarjes, u shpreh se nuk mbante mend asgjë, pasi ka qenë i dehur në momentin kur është konfliktuar me viktimën 60 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë më parë në një lokal të zonën e shkollës Harry Fultz në kryeqytet.
Olger Dhimitri dhe Ilir Kapo kanë qenë në të njëjtin lokal ku kanë pasur konflikt verbal mes tyre për motive të çastit dhe më pas janë përleshur pasi kanë dalë jashtë.
Viktima Ilir Kapo u qëllua me thikë dhe humbi jetën në spital.
