Çmontohet klani i “Ndragheta” në Romë, ekzekutohen 43 masa sigurie, në pranga edhe kryebashkiaku

Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia gjatë një operacioni ka çmontuar një klan të “Ndraghetës” më bazë në Romë. Operacioni çoi në ekzekutimin e 43 masave paraprake të sigurisë.

Operacioni 'Blitz' i zhvilluar mes Lacios dhe Kalabrisë kurorëzoi hetimet e DDA që kishin zbuluar ekzistencën në territorin e kryeqytetit të një grupi që synonte të  merrte menaxhimin dhe kontrollin e aktiviteteve ekonomike në sektorë të ndryshëm tregtarë.

Disa akuzohen se janë pjesë e 'Ndrangheta', me rrënjë në kryeqytet dhe që synonin marrjen e menaxhimit dhe kontrollit të aktiviteteve ekonomike në sektorë të ndryshëm, peshku, furra buke, pastiçeri, tërheqja e lëkurave dhe vajrave të shteruara.

Po ashtu janë në vijim kontrollet dhe sekuestrimet dhe ekzekutimi i masave të sigurimit të urdhëruara nga gjyqtari hetues me kërkesë të Dda të Reggio-s.

Organizata, sipas hetuesve, iu drejtua sistematikisht titujve fiktive për të mbrojtur pronësinë reale të aseteve.

Organizata gjithashtu propozoi edhe kryerjen e  krimeve kundër pronës, kundër jetës dhe sigurisë individuale dhe në fushën e armëve, duke pohuar kontrollin hegjemonist të aktiviteteve ekonomike në territor, i arritur edhe nëpërmjet marrëveshjeve me organizatat kriminale homologe.

Në kuadër të hetimit të quajtur “Propaggine”, u arrestua edhe kryebashkiaku i Cosoleto, Antonino Gioffré. Emri i tij figuron në listën e 34 subjekteve për të cilat është lëshuar urdhër arresti.

Ai akuzohet për shkëmbim elektoral mes politikës dhe mafies.  Në këmbim të votave ai do të kishte favorizuar marrjen në punë të një personi, po ashtu nën hetim.

Mediet italiane bëjnë me dije se 29 persona përfunduan në burg dhe 5 në arrest shtëpie.

Krimet që i ngarkohen të arrestuarve për arsye të ndryshme janë shoqata mafioze, ndihma e kryer me qëllim lehtësimin e veprimtarisë së shoqatës mafioze dhe mbajtja e shitja e armëve të zakonshme të zjarrit dhe e armëve të rënda të luftë