Spanja kërkon ekstradimin, Gjykata lë në burg për 40 ditë Drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit

Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 40 ditë për  Drejtorin  e Ujësjellësit të Kurbinit Alfred Prodanin.

Ky vendim sipas burimeve është marrë me qëllimi për të iu dhënë kohë autoriteteve që brenda kësaj kohe të bëjnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës.

Prodani u arrestua tre ditë më parë nga policia e Laçit, pasi dyshohet si pjesëmarrës në gati 40 episode vjedhjesh të apartamenteve në Spanjë.

Sipas mandat arrestit të lëshuar në 2013 nga gjykata e Corunës, dhe të mbërritur pak ditë më parë në prokurorinë e Laçit, zyrtari i administratës shtetërore, rezulton i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në të paktën 40  vjedhje me dhunë, të banesave në Spanjë.

Arrestimi i Alfred Prodanit, erdhi vetëm një muaj pasi qeveria Shqiptare lidhi një marrëveshje ekstradimi me qeverinë Spanjolle.