Japonia "sanksionon" edhe kryeministrin e oligarkët rus
Japonia zgjeroi sanksionet ndaj Rusisë ditën e sotme duke ngrirë pasuritë e më shumë se 130 personave rus, përfshirë këtu dhe kryeministrin rus Mikhail Mishustin.
Sanksionet e reja prekin tetë shtetas rusë dhe 133 antarë tëRepublikës Popullore të vetëshpallur të Donetsk-ut dhe Luhansk-ut në Ukrainën lindore, ka thënë Ministria e Jashtme e japonisë në një deklaratë.
Lista përshin dhe oligarkun Mishustin, Vladimir Bogdanov dhe antarët e familjes së oligarkut Gennady Timshenko. Megjithatë nuk dihet ende nëse këto zyrtarë kanë pasuri të vendosura në Japoni.
Japonia ndaloi gjithashtu eksportin për 71 organizata ruse duke përfshirë prodhuesit dhe institutet kërkimore, thuhet në deklaratë.
Që nga marsi Japonia ka vendosur një sërë sanksionesh kundër Rusisë duke përfshirë ngrirjen e aseteve të presidentit rus Putin dhe antarëve të familjes së tij.
Nga ana tjetër Rusia u është përgjigjur këtyre sanksioneve duke ndaluar hyrjen e zyrtarëve japonez, përfsirë këtu dhe kryeministrin Fumio Kishida.
