Macron: Përpjekja e Ukrainës për t'u anëtarësuar në BE do të marrë dekada
Në një fjalim në parlamentin e BE-së në Strasburg,Presidenti i Francës Emmanuel Macron është shprehur se do të duhen dekada që Ukraina të pranohet në Bashkimin Evropian.
Ai sugjeroi që Ukraina t'i bashkohet një "komuniteti paralel evropian" derisa pret një vendim një vendim për anëtarësim.
Kjo do t'i lejonte shtetet jo-anëtarë të BE-së t'i bashkohen arkitekturës së sigurisë së Evropës në mënyra të tjera, tha Macron.
Ukraina filloi procesin e aplikimit për t'u bashkuar me bllokun në shkurt të këtij viti, katër ditë pas pushtimit nga Rusia.
Komentet e tij erdhën menjëherë pasi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi se organi më i lartë i BE-së do të publikonte opinionin e tij fillestar mbi kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në qershor. Gjithashtu sot zyrtarët e Kievit konfirmuan se Ukraina ka dorëzuar në Bruksel pjesën e dytë të aplikimit për anëtarësim në BE.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka sugjeruar që BE-ja të përdorë një procedurë të veçantë për t'i dhënë Ukrainës anëtarësimin e menjëhershëm në bllok, por kjo nuk ka ndodhur./BBC/
