Incidenti: Makina përplaset me murin e shtëpinë së kryeministrit Boris Johnson

Boris Johnson pas një jave rraskapitëse në të cilën partia e tij u godit në zgjedhjet lokale, ndoshta po kalonte disa ditë më të qeta.

Çdo ndjenjë qetësie u prish në orët e para të ditës së sotme kur një makinë u fut në kopshtin e përparmë të shtëpisë së kryeministrit me vlerë 1.3 milionë euro.

Policia u thirr në pronë në jug të Londrës në orën 1:19 të mëngjesit pasi Vauxhall Astra u përplas me murin e përparmë, duke dëmtuar një gardh dhe një pemë.

Incidenti shkaktoi spekulime nëse përplasja ishte një akt i qëllimshëm sabotimi apo rezultat i masave të dobëta qetësuese të trafikut.

Një fqinj tha se shtëpia, e cila i është nënshtruar një rinovimi për gjashtë muajt e fundit, ishte vënë në shënjestër të protestuesve javët e fundit.

Fqinji tha se disa makina ishin ndalur jashtë ndërtesës trekatëshe, duke luajtur muzikë ruse me zë të lartë me xhamat e ulur.

Familja Johnson po i afrohet fundit të projektit të ri-dekorimit të shtëpisë, për të cilën ata morën një hipotekë blerjeje me qira në gusht 2020 me Clydesdale Bank.