Rusia nuk heq dorë nga Ishulli i Gjarpërinjëve

Forcat ruse kanë penguar rimarrjen e Ishullit Zmiinyi (gjarpërinjëve) në Detin e Zi, nga forcat ukrainase në dy ditët e fundit, ka deklaruar Ministria ruse e Mbrojtjes.

Zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov, tha se Ukraina ka bërë disa "përpjekje të dëshpëruara"  duke kryer sulme ajrore dhe detare në ishull.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ai thotë se më shumë se 50 ushtarë ukrainas u vranë gjatë përpjekjeve për tu futur në ishull.

Rusia sipas tij ka rrëzuar katër avionë ushtarakë ukrainas duke përfshirë tre SU-24 dhe një SU-27, tre helikopterë Mi-8 me parashutistë në bord dhe një helikopter Mi-24, si dhe ka sulmuar anijet e marinës ushtarake.

"Trupat e 24 ukrainasve të vdekur u lanë në bregun e ishullit", tha Konashenkov.

Sipas BBC, kur rojet kufiare ukrainase të ishullit u vranë gjatë pushtimit të rusëve, ata u nderuan nga presidenti Zelenski. Në regjistrimet në radio gjatë bombardimit ata ishin dëgjuar t'i thonin një luftanijeje ruse "Shkofshi në ferr".