Sulm me raketa në Odesa, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2022, 07:50
Mbrëmjen e djeshme në Odesa raportohet nga autoritetet ukrainase se ka pasur një sulm me raketa.
BBC bën me dije se nga qendra e qytetit janë dëgjuar tre shpërthime të forta, ndërkohë dyshohet se raketat e përdorura mund të kenë qenë të epokës sovjetike.
Si pasojë e shpërthimit një person ka humbur jetën ndërkohë 5 të tjerë janë dërguar në spital.
Në pamjet e postuara në internet nga ushtria ukrainase, zjarrfikësit shihen duke shkelur nëpër rrënojat e asaj që dikur ishte një qendër tregtare dhe një magazinë.
Tymi i dendur dhe i zi pushtoi qendrën e portit historik. Por për shkak të shtetrrethimit, rrugët ishin bosh kur raketat goditën në orën 22:30.

