Rusia nuk planifikon të mbyllë ambasadat e saj në Europë
Rusia ka thënë se nuk ka në plan të mbyll ambasadat e saj në Europë, si "hakmarrje" për sanksionet që perëndimi ka vendosur ndaj saj me luftën në Ukrainë, kanë raportuar mediat ruse.
"Kjo nuk është në traditën tonë. Ne mendojmë se puna e zyrave tona diplomatike është shumë e rëndësishme", tha zëvendëskryeministri i Jashtëm Aleksandër Grushko për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve RIA.
Vendet perëndimore kanë vendosur një sërë masash ndëshkuese, duke përfshirë sanksionimin e zyrtarëve kryesorë rusë; ngrirjen e aseteve të bankës qendrore ruse dhe ndalimin e importeve të naftës ruse. Kjo do të shtynte Moskën në përfundimin e ofensivës së saj ushtarake në Ukrainë, raporton BBC.
Të hënën ambasadori rus në Poloni u godit me bojë të kuqe nga njerëz që protestonin kundër luftës. Ai u pengua të vendoste lule në një varrezë sovjetike në Varshavë për të përkujtuar 77 vjetorin e Fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë Naziste.
Nga ana tjetër, Rusia u përgjigj duke dënuar dhe protestuar incidentin në Poloni.
Ndiqni videon më poshtë.
